Pak para seancës plenare, Rama takon sërish Metën tek Kryesia e Kuvendit

Pak para seancës plenare, Rama takon sërish Metën tek Kryesia e Kuvendit

Edhe sot kryeministri Rama ka vendosur ta nisë ditën duke takuar kryeparlamentarin Ilir Meta. Pas para nisjes së seancës së sotme plenare dhe raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri Rama ka hyrë në zyrën e Metës te Kryesia e Kuvendit paraditen e sotme, në kuadër të diskutimeve për raundin e tretë për kreu e ri të shtetit, për të cilin edhe këtë radhë nuk ka emra.

Parlamenti do të zhvillojë sot raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Edhe për këtë raund, Partia Socialiste ka vendosur të shkojë në seancën plenare pa një emër dhe për ta djegur edhe këtë mundësi për të zgjedhur një President me 84 vota.

Dy ditë më parë, Gramoz Ruçi në mbledhjen e Grupit të PS-së, i njoftoi deputetët se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë kandidat.

“Jemi në pritje të opozitës që të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo do të varet nga negociatat që do të bëhen me përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane. Nëse nuk do të jetë pjesë e këtij procesi edhe opozita, ky raund do të digjet pa asnjë kandidat nga ana jonë”, ka thënë Ruçi.

 

Share this post