Pritet vendimi për Haradinajn

Pritet vendimi për Haradinajn

Në Kolmar të Francës zhvillohet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pritet të merret sot vendimi për të pranuar ose jo kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj mbahet në Francë në liri me kusht që prej janarit, kur u arrestua mbi bazën e një fletë-arresti serb.

Gjykata e Kolmarit është rrethuar me forca të shumta policore dhe seanca duket se po mbahet nën masa të larta sigurie.

Share this post