PS PROPOZON ILIR METËN PËR PRESIDENT, KREU I KUVENDIT MBLEDH GRUPIN E LSI 

PS PROPOZON ILIR METËN PËR PRESIDENT, KREU I KUVENDIT MBLEDH GRUPIN E LSI 

Partia Socialiste po mbledhu firmat e nevojshme për të propozuar Ilir Metë si kandidat për presidentin e ri të Republikës.Zhvillimi i papritur vjen pas dështimit të raundit të tretë sot në Kuvend, për zgjedhjen e presidentit të ri.

PS ka nisur mbledhjen e firmave menjëherë pas fjalimit të fortë të Gramoz Ruçit për të mundësuar kandidimin e Metës në raundin e katërt të Kuvendit, nesër në orën 17:00.

Kandidatit për president për t’u zyrtarizuar në garën për Presidentin e ardhshëm i nevojiten 20 firma. Numër ky lehtësisht e arritshëm nga deputetët socialistë, sakaq deputetëve të PS dhe LSI u është bërë thirrje të jenë të gjithë prezent në seancën e nesërme.

Nuk dihet ende qëndrimi i kreut të LSI, Meta, i cili ka thirrur me urgjencë mbledhjen e grupit parlamentar për të vendosur zyrtarisht nëse do ta pranojë apo jo ofertën e socialistëve.

Share this post