Simeone tek Interi, ja projekti i tij

Simeone tek Interi, ja projekti i tij

Me të do të jetë një Inter më argjentinas. Pikërisht si ishte ai trajnerit të fundit argjentinas në Pinetina, Hector Cuper, e më pas ata që morën shumë trofe. Diego Simeone, objektivi i madh për stolin e Interit sezonin e ardhshëm, në Appiano Gentile do të gjejë shumë bashkatdhetarë, që nga mbështetësi i tij i parë (zvpresidenti Javier Zanetti) dhe disa lojtarë (Icardi, Banega dhe Ansaldi), të gjithë të lumtur për të punuar me njeriun, që ka një mentalitet shumë të ngjashëm me atë të Jose Mourinhos. Në Corso Vittorio Emanuele e kanë kuptuar se Interi ka nevojë për këtë: një trajner i fortë që të mbajë në grusht një mjedis dhe një ekip, të vështirë për t’u qeverisur. The Special One ka qenë i fundit që e ka arritur këtë.

Il Cholo e njeh botën zikaltër, sepse ai ka luajtur atje, e do Milanon, ku vjen shpesh me të dashurën e tij, ndjek vazhdimisht Serie A për të parë ecurinë e djalit të tij Giovanni, sulmues tek Genoa, dhe mbi të gjitha, ai mendon se i ka një borxh ish-klubit të tij, të cilit i ka hequr titullin në të famshmen ndeshje në Olimpico, më 5 maj 2002. Me Interin e lidhin dashuria dhe pasioni, por vetëm ato nuk janë të mjaftueshme për të lënë Atleticon, dhe për të përfunduar një kontratë që e ka deri më 30 qershor 2018. Për ta bindur nevojiten tre faktorë të tjerë: ndjesia se ka përfunduar një cikël me Colchoneros (do të varet nga fitorja e Champions), projekti ambicioz që Suning ka në mendje dhe që gjithashtu siguron investime të konsiderueshme gjatë kësaj vere, si dhe një kontratë kolosale në nivel angazhimi.

Tani Simeone fiton 10 milionë në sezon dhe bashkëpunëtorët kanë gjithashtu paga më të larta. Verën e kaluar ka shkurtuar kontratën e tij, por ai ka parë të “rritet” paga. Tani ai është trajneri më i paguar në kampionat, përpara Zidane dhe Luis Enrique. Paraja nuk është aspekti kryesor, por disponueshmëria ekonomike e gjigandit Nanjing dhe faktit nëse do i lihet rrugë e lirë, do të jenë vendimtare.

Share this post