Sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, palët akoma nuk kanë një kandidat

Sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, palët akoma nuk kanë një kandidat

Sot në 15:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të zhvilluar raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca do të mbahet pas seancës së zakonshme parlamentare që mblidhet në orën 10:00.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohet shumicë e cilësuar me 84 vota nga anëtarët e Kuvendit.

Ndërkohë Kuvendi ka ezauruar pa asnjë emër dy raundet  e para për zgjedhjen e Presidentit.

Deri tani nuk është dhënë asnjë emër as nga mazhoranca, e cila thotë se po pret opozitën, por as nga kjo e fundit, e cila ndodhet prej 68 ditësht në protestë dhe bojkot parlamentar.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha propozoi që zgjedhjen e Presidentit t’ia lërë në dorë popullit.

 

Share this post