PËRFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS, ZBULOHEN POROSITË URGJENTE TË 

PËRFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS, ZBULOHEN POROSITË URGJENTE TË 

Ka përfunduar pas rreth një ore mbledhja jashtë radhe e Grupit Parlamnetar të Partisë Socialiste në selinë rozë.Mësohet se kreu i PS, Edi Rama ka dhënë dy urdhra të prerë per deputetët e tij.

Porosia e parë ka qenë precenca e të gjithë deputetëve socialist pasditen e sotme në orën 17.00 në parlament, kur pritet votimi i presidentit të ri. “Asnjë të mos mungojë në seancën e sotme”, mësohet të ketë urdhëruar Rama. 

Grupi i PS-së mësohet po ashtu se ka miratuar kandidaturën e Ilir Metës për President, i cili pritet të votohet me 71 vota pro.

Po ashtu, kryeministri në urdhrat e tij ka patur në vëmendje edhe zgjedhjet e përgjithshme. Ai ka kërkuar nga deputetë që të angazhohen makismalisht për të mos lejuar të ndodhjë asnjë incident apo problem që të cënojë këtë proces. Rama u ka kërkuar atyre që zgjedhjet të realizohen me të gjitha standarte dhe të angazhone për mbarvajtjen e tyre. 

Share this post