A pati përplasje mes Mesila Dodës dhe ambasadorit të OSBE? Ndoka nxjerr zbuluar deputeten

A pati përplasje mes Mesila Dodës dhe ambasadorit të OSBE? Ndoka nxjerr zbuluar deputeten

Mesila Doda ka deklaruar këtë të premte, pas takimit me ambasadorët e SHBA-,BE dhe OSBE se ka patur një debat të fortë me këtë të fundit, David Borchardt.

“Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrja e opozitës do jetë një problem, por vetëm një fjali në raportin e OSBE, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për më shumë transparencë dhe administrim dhe numërim të partive parlamentare do të ishte një problem i madh dhe ODHIR këtë nuk do ta lejonte.   Kinezërira të tilla nuk e ndihmojnë procesin por na përjashtojnë edhe ne të tjerëve, ose të gjithë palët do të jenë kontrollues të sistemit ose këta zotërinjtë që marrin rrogën këtu në Shqipëri do duhet të kuptojnë që ky vend nuk do të kthehet në diktaturë dhe mos punojnë për vendosjen e diktaturës, këtë nuk do ta lejojmë”- do të deklaronte Doda përpara gazetarëve.

Por pas fjalës së saj ka dalë përpara gazetarëve Nard Ndoka, i cili i pyetur për këtë deklaratë është shprehur i habitur dhe ka thënë se Mesila Doda nuk ka folur fare me ambasadorët.

“Mesila nuk ka folur fare në takimin me ambasadorët. Betohem! Erdhi 15 minuta me vonesë dhe nuk foli fare, vetëm nëse i ka thënë në korridor” tha Ndoka para gazetarëve.

 

Share this post