BREGU PARA TANJA FAJON DHE LUNACEK: PO TË ISHA ZYRTARE NË BRUKSEL DO VENDOSJA TJETËR KUSHT PËR SHQIPËRINË. EUROPARLAMENTARJA PARALAJMËRON “FRIKSHËM”

BREGU PARA TANJA FAJON DHE LUNACEK: PO TË ISHA ZYRTARE NË BRUKSEL DO VENDOSJA TJETËR KUSHT PËR SHQIPËRINË. EUROPARLAMENTARJA PARALAJMËRON “FRIKSHËM”

Deklaratë e fortë kjo e kryetares së Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu para dy zyrtareve Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek.Në një konferencë në “Hotel Tirana” Bregu ka deklaruar se po të ishte zyrtare në Bruksel do të vendoste një kusht tjetër për Shqipërinë: garantimin e demokracisë së brendshme brenda partive politike në vend!
Nga ana tjetër Europarlamentarja Tanja Fajon ka dhënë një paralajmërim “të frikshëm” duke pohuar se Shqipëria rrezikon fondet që vihen në dispozicion nga BE sepse paraqiten projekte shumë të dobëta.

“BE ka dhënë vetëm në vitin 2016 rreth 430 milon euro për demokracinë në Ballkan por liderët autoritarë po vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe integrimin”, është shprehur Fajon duke dënuar nga Tirana dhunën në Maqedoni.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, sakaq është shprehur e zemëruar me politikanët kosovarë.

“Jam e zemëruar me politikanët kosovare, pa marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi nuk hiqen vizat”, është shprehur Lunacek.

Share this post