Ku janë e kaluara dhe e ardhmja për trurin tonë?

Ku janë e kaluara dhe e ardhmja për trurin tonë?

Janë të vendosura në hapësirë: ​​për trurin, e kaluara është me të vërtetë prapa nesh dhe e ardhmja është para nesh. Kjo është zbuluar në një studim nga Universiteti i Milanos-Bicocca me 19 vullnetarë, të cilët duhej të thonin nëse disa fjalë që i referoheshin të kaluarës (për shembull, “dje” ose “parë”) ose të ardhmes (“nesër” ose “më vonë”), duke shoqëruar përgjigjet me një hap prapa ose përpara. Studiuesit matën shpejtësinë e lëvizjeve të tyre me disa kamera me definicion të lartë. Kështu, u gjet se u merrte më shumë kohë për të bërë një hap prapa, nëse në ndërkohë u duhej të tregonin një fjalë që tregonte të ardhmen, në krahasim me, kur kjo gjë i takonte të kaluarës. Në mënyrë të ngjashme, ata ishin më të shpejtë për të bërë një hap përpara, në qoftë se kjo korrespondonte me shqiptimin e një fjale lidhur me të ardhmen, se sa kur ajo kishte të bënte me të kaluarën.

Kjo do të thotë se truri ka vështirësi në asociimin e hapit mbrapa me të ardhmen dhe hapit përpara me të kaluarën. Ky përfaqësim mendor i kohës buron nga përvojat si ecja: kur ecim ne shkojmë drejt asaj që do të jemi duke bërë, duke lënë pas momentet e mëparshme.

Share this post