META ZBULON EMRIN: JA KUSH DO E DREJTOJË LSI-NË

META ZBULON EMRIN: JA KUSH DO E DREJTOJË LSI-NË

Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta, gjatë një prononcimi për gazetarët komentoi zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit. I pyetur nga gazetarët se kush do e drejtojë LSI pas tij ai u shpreh se këtë gjë nuk mund ta thotë tani por se sipas statutit të partisë ai post i takon Petrit Vasilit si më i votuari në konventën e LSI pas tij, të paktën deri në muajin nëntor.“Unë do të respektoj Kushtetutën e vendit në mënyrën në strikte dhe me të drejtë. Në 3 korrik do të dorëzoj dokumentin e LSI te sekretari i përgjithshëm dhe do t’u them që të ma ruajnë mirë atë dokument. Në bazë të statutit do jetë Petrit Vasili drejtuesi i LSI deri në fund të mandatit në Nëntor”, u shpreh Meta.

Share this post