MONIKA KRYEMADHI MERR KREUN E LSI-SË? PËRGJIGJET VETË DEPUTETJA PAS ZGJEDHJES SË METËS PRESIDENT

MONIKA KRYEMADHI MERR KREUN E LSI-SË? PËRGJIGJET VETË DEPUTETJA PAS ZGJEDHJES SË METËS PRESIDENT

Flet për herë të parë Monika Kryemadhi pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj Ilir Meta President. Kryemadhi tha se nuk e ka menduar ende nëse do garojë për kreun e LSI-së ndërsa tha hapur se ajo do kishte preferuar Petrit Vasilin ose Arta Daden si President Republike.Vota për Metën:

“Kam votuar si një deputete e thjeshtë. Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutën e Shqipërisë.

Unë jam deputete, do drejtoj qarkun që kam përsipër, për të drejtuar LSI-në në duhet të hysh në garë”.

A do jetë Kryemadhi kryetarja e LSI-së?

“S’e kam menduar, më lini të marr veten, kemi mbledhje kryesie e të shohim ç’do ndodhë. S’e kam uruar Metën se ende s’e kam marrë veten nga ajo që ka ndodhur. Shqipëria nuk mund të ketë një skenar si ai Maqedonas, Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik, më shumë mirëqenie.

Ishte pro kandidaturës së Metës?

“Mua do më pëlqente Petrit Vasili ose Arta Dade por ndonjëherë pakica i nënshtrohet shumicës”

Share this post