Paga te Partizani? Moggi zbulon: Ja e vërteta e marrëveshjes

Paga te Partizani? Moggi zbulon: Ja e vërteta e marrëveshjes

 

Prezantimi i Luciano Moggit si këshilltar i presidentit Gazmend Demi te Partizani ka bërë jo pak bujë në Itali.

Interesimi i mediave përtej Adriatikut për 80-vjeçarin e përjashtuar përjetësisht nga futbolli italian ka qënë i madh dhe në një prononcim për “Corriere della Sera” Moggi ka sqaruar punën që do të bëjë te të kuqtë e kryeqytetit shqiptar.

“Le të themi që do t’i jap presidentit një dorë me lojtarët. Ai më pyet për cilësitë e futbollistëve të ndryshëm dhe unë i përgjigjem, kaq. Për më tepër këtë gjë e kam bërë prej 4-5 muajsh sepse kam qënë në Tiranë disa herë. Futbolli është si drogë për mua, më pëlqen të qëndroj i informuar për zhvillimet e fundit. Me Partizanin nuk kam një punë konkrete, nuk kam firmosur për diçka të veçantë, është një punë këshillimore për miqësi. A do paguhem? Të shohim, nuk e di nëse miku im Gazmendi do të më njohë ndonjë detyrim në emër të miqësisë sonë, gjithnjë në rast se gjërat shkojnë mirë, nëse këshillat e mia do t’i vlejnë. Unë nuk kam kërkuar asgjë sepse nuk është një punë”, ka thënë Moxhi, shkruan panorama sport

Share this post