Drane Xhaj përlot spektatorin shkodran me monodramën “Vajza me kukull”

Drane Xhaj përlot spektatorin shkodran me monodramën “Vajza me kukull”

 

Ka ardhur ndryshe në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër duke e përlotur spektatorin.

Aktorja Drande Xhaj erdhi me monodramën “Vajza me kukull”, shkruar nga Fadil Kraja dhe vënë në skenë nga Agron Dizdari. Aksidentet tragjike në jetën e një vajze, që në adoleshencë përjeton ndarjen e prindërve, martesën e nënës, zhdukjen e babait dhe prezencën e njerkut në shtëpi, i cili më vonë do të ishte edhe shkatërruesi i jetës së saj, sollën një interpretim plot emocione, që mori duatrokitjet e vazhdueshme të spektatorit.

Drane Xhaj: Më mirë se kushdo tjetër e thonte kjo dramë e mjeshtrit Fadil Kraja.Ishin fenomene të ditës sic i shohim në kronikat e lajmeve.

Fadil Kraja: Keqtrajtimi i grave, përdhunimi i tyre, megjithëse ne themi se në praninë e nënave rriten komët, prap se prap këtë meritë të kësaj madhështie të jetes ne e keq përdorim.

Agron Dizdari: Ajo pari besim tek nuk, edhe unë tek Dranja, por të dy nën tekstin e prof. Fadilit u munduam te thëm fjalën tonë modeste.

Monodrama “Vajza me kukull” shënoi sukses në skenë per dy nete me radhe.

Filed in: Art

Share this post