VALENTINA LESKAJ DORËHIQET NGA POLITIKA, BËN PUBLIKE ARSYEN (SI REAGOI RAMA) 

VALENTINA LESKAJ DORËHIQET NGA POLITIKA, BËN PUBLIKE ARSYEN (SI REAGOI RAMA) 

Valentina Leskaj i jep fund karrierës së saj 15 vjeçare si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.Vetë nënkryetarja e Kuvendit bëri me dije vendimin duke pohuar se ky ishte një vendim i mirëmenduar dhe jo i minutës së fundit. Leskaj ishte pjesë e qarkut të Vlorës por tanimë është e qartë: Ajo nuk do të kandidojë.

“Kam marrë këtë vendim për shkak se mendoj e besoj që pas 15 vjetësh kontribut njeriu duhet të mësohet të thotë “jo”, t’i hapë rrugën të rinjve të rejave, do doja të zëvendësohem nga një e re.

Do jem e angazhuar se për mua parlamenti nuk është vend pune, por jo e angazhuar në Parlament. Ka qenë një zgjedhje e menduar me kohë, jo një zgjedhje jo e minutës së fundit”, tha nënkryetarja.

SI REGOI RAMA?

“Kjo një zgjedhje e diskutuar edhe me kreun e PS-së, njerëzit duhet të kenë zgjedhjen e tyre personale”, tha Leskaj.

Share this post