BE DHE PPE ULTIMATUM PARTISË DEMOKRATIKE: URGJENTISHT…..!

BE DHE PPE ULTIMATUM PARTISË DEMOKRATIKE: URGJENTISHT…..!

Dy ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve për deputetë të partive politike në zgjedhjet e 18 qershorit, opozita vazhdon me qëndrimin e saj për mosregjistrim dhe kërkesën për qeveri teknike.
Por burime zyrtare të CityNews bëjnë me dije se ditën e nesërme BE dhe PPE do të dalin me një deklaratë të fortë, ku do t’i kërkojnë opozitës shqiptare që të regjistrohet urgjentisht në zgjedhje dhe të mos bëhet faktor ndikues në destabilizmin e situatës politike në vend.
Nuk dihet qëndrimi që do të mbajë kreu demokrat, por CityNews raporton se ai është duke komunikuar me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë në lidhje me atë çfarë do të ndodhë nesër.

Share this post