Lamtumirë Totti, ndaj Lazios derbi i fundit për legjendën e futbollit italian

Lamtumirë Totti, ndaj Lazios derbi i fundit për legjendën e futbollit italian

 

Francesco Totti luajti për herë të fundit të dielën në derbin e qytetit të Romës.

Futbollisti legjendar i Romës hyri në fushën e lojës në minutën e 73’të të ndeshjes kundër Lazio (1-3), por nuk arriti të shënonte në portën e Lazios që kësaj radhe mbrohej nga shqiptari Thomas Strakosha.

Kjo pritet të jetë edhe paraqitja e tij e fundit në derbin e madh për Tottin, që ka veshur fanellën e Romës për 25 vjet.

Totti ka debutuar me ekipin nga kryeqyteti i i Italisë në mars të vitit 1993. Në 615 paraqitje, ai ka shënuar 250 gola.

Share this post