Ja llogaritë si Juventusi në fundjavë shpallet kampion në Serie A

Ja llogaritë si Juventusi në fundjavë shpallet kampion në Serie A

 

Të shtunën e ardhshme në derbin kundër Torinos, skuadra e Juventusit matematikisht mund të sigurojë “Scudetton”.

Tashmë kur kanë ngelur edhe 4 javë, “Zonja e Vjetër” ndodhet 9 pikë larg vendit të dytë, shkruan “Football-italia”.

Nëse Juventusi do të marrë 3 pikë të plota dhe Roma barazon ose humb përballë Milanit atëherë bardhezinjtë 3 javë para fundit do t’i gëzohen titullit kampion në Itali.

Në rast se Juventusi humb ndaj rivalëve të qytetit atëherë titulli kampion do të vendoset më 14 maj kur Roma të presë në “Olimpico” skuadrën e Juventusit.

Share this post