Majlinda Bregu: Keqardhje për këdo që nuk la llaf pa thënë për mua

Majlinda Bregu: Keqardhje për këdo që nuk la llaf pa thënë për mua

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar sërish sot një ditë pasi kritikoi kryetarin Lulzim Basha për mosmbledhjen e grupit parlamentar dhe për vendimin për bojkot të zgjedhjeve. Bregu thotë se është me rëndësi që sot mblidhet grupi parlamentar i PD-së, ndërsa shpreh keqardhje për gjithë ata që e sulmuan pas reagimit të djeshëm.

“Faleminderit te gjithe atyre qe me mbeshteten pas alarmit tim ne keto ore te veshtira. Faleminderit per miqte e PD dhe Familjes se Djathte Europiane…..Mirekuptim per ata qe thane ke te drejte por fole vone. Keqardhje per kedo qe nuk la llaf pathene nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD. Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s’mbahet mend,grupi yne parlamentar. Uroj qe arsyeja dhe interesi i Shqiperise dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per Partine time, per Partine me te mire te historise se Shqiperise!”,shkruan Bregu.

 

Share this post