Pse u tërhoq Basha përballë dyshes Bregu – Selami?

Pse u tërhoq Basha përballë dyshes Bregu – Selami?

Përplasjet e forta me Topallin dhe Bregun në zyrën e kryetarit

Ka bërë çudi dje në orët e vona të mbrëmjes një deklaratë e Lulzim Bashës për të “mrojtur” deputetët rebelë, Bregu, Selami dhe Topalli. Mes habisë së përgjithshme kru demokrat ka bërë thirrje që disidentët duhet të respektohen si një vlerë e mendimit ndryshe pa të cilin nuk kuptohet dot një parti e madhe.

Në fakt qëndrimi i Bashës ka qenë në kundërsens të plotë me frymën që po krijohej brenda çadrës së demokratëve. Deputetët që kishin folur pak orë më parë kishin filluar t’I quanin tradhëtarë. Për Majlinda Bregun po ripërsëritej thashethemi se ajo ka siguruar përmes Ramës një vend pëllumbash në Bruksel. Për Selamin se ai synonte vendin e ambasadorit në ShBA.

Për Topallin se ajo gjeti edhe njëherë rast të shprehte mllefin ndaj Bashës.

Kjo fryëm filloi të përhapej edhe publikisht. Pas akuzave të forta të Bregut dhe Selamit se Basha nuk po përfilltet PD, se ai po e shpinte atë drejt greminës duke bojkotuar zgjedhjet, se ai po e prishte me aleatët perendimorë, nuk munguan edhe kundërpërgjigjet.

Ristani i quajti ato “Kërcitjet e fundit të shtrëngatës”, Pollo e etiketoi Selamin si një “zombi dixhital”, në lojë hynë me shpejtësi edhe Salianjisi dhe deputetja Hajdarmataj.

Po të shikoje edhe prononcimet e fansave në rrjete sociale përplasja po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha. Në një parti, pa kulturë të vërtetë demokratike dhe që ka trashëguar prej çerekshekulli ndëshkimin e zërave ndryshe, ajo që po ndodhte ishte e pritshme.

Kjo situatë filloi të përshkruhej me ngjyra shumë të ndezuar nga mediat pranë qeverisë të cilat nxituan të prodhojnë titujt e parë për çarje në PD dhe për përplasje ose jo kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Pikërisht në këtë moment ndërhyri Lulzim Basha me deklaratën e tij. Ai i dinte mirë qëndrimet e të anatemuarve. Ai kish pasur një përplasje të fortë me Topallin në zyrën e tij, nga e cila kjo e fundit ishte larguar duke përplasur grushtin mbi tavolinë. Ai ishte në djeni të mendimeve të Bregut dhe të rolit të “pa autorizuar” që ajo kish luajtur për të negociuar me ndërkombëtarët.

Edhe ai e dinte se qëndrimet e disidentëve ishin një goditje me thikë pas shpine në situatën e vështirë ku ndodhej.

Por megjithëatë ai doli në çadër dhe bëri thirrje për ti kirëkuptuar kritikët: ““Partia Demokratike është parti e madhe e lirisë dhe mendimi ndryshe është aset, vlerë ndaj dhe duhet ta respektojmë. Çdokush është i lirë të mendojë dhe të flasë, por mban përgjegjësi vet se si e përdor lirinë. Anëtarët nuk duhet të ndihen keq nga kritikat dhe duhet t’i mirëpresin ato” tha çuditërisht Basha.

Ai i vuri fre gjithë furisë së ngritur kundër Bregut, Selamit dhe Topallit.

Shumëkush mund ta përshkruajë këtë kthesë 180 gradë të kreut democrat, si një risi për një parti autoritare. Përkrahësit e Bashës mund ta shohin atë si një shenjë më shumë të reformimit të PD. Ata që shpresojnë mund ta interpretojnë si një sinjal se kryetari i ri nuk është si i vjetri, së paku në këtë pikë.

Por më shumë sesa këto versione me sinjale transformimi, lëvizja e Bashës mund të ketë qenë thjeshtë një lëvizje politikani. Duke parë se mediat e qeverisë e përdorën sherrin brenda demokratëve, duke e fryrë atë, si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga përplasja PD-PS për zgjedhjet, Bash aka vendosur ta heqë këtë pjatë nga menuja e ditës. Ai ka zgjedhur ti hedhë ujë zjarrit, ndoshta jo se respekton vërtet zërat kundër, por sepse politikisht, nuk i intereson fokusimi tek ato.

Megjithëatë, pavarësisht nga këto versione, ai ka hedhur një hap. Në historinë e vjetër të demokratëve, ai është i pari që që bën thirrje të dëgjohen dhe respektohen ata që e kritikojnë

Share this post