RAMA E NIS DITËN ME LAJMIN E MIRË: SHQIPËRIA NË AXHENDËN E EUROPËS KËTË JAVË

RAMA E NIS DITËN ME LAJMIN E MIRË: SHQIPËRIA NË AXHENDËN E EUROPËS KËTË JAVË

Kryeministri Edi Rama e nis ditën e sotme me një lajm të mirë për Shqipërinë.
Sipas tij, 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut – Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë Shtëpi të saj Shqipërinë. 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj. Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit”, shkruan Rama në facebook, ndërsa poston edhe një video pasqyruese të këtij eventi.  

Share this post