Aktori Val Kilmer: Po, vuaj nga një tumor

Aktori Val Kilmer: Po, vuaj nga një tumor

 

Aktori Val Kilmer, i cili prej disa kohësh nuk është parë në publik, para pak ditësh ka thënë para medieve se vuan nga kanceri. Lajmin për të e ka dhënë para pak kohësh Michael Douglas, rast me te cilin Kilmer ka thënë se nuk janë informata të sakta. Ai ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë publike fillimisht. Është raportuar se Kilmer ka hezituar të kërkojë trajtim mjekësor për shkak të besimit të tij të krishterë. Shumë besimtarë të krishterë besojnë se sëmundjet mund të shërohen me lutje në Kishë. Aktori është i njohur për rolet e tij në filmat Batman, Heat, The Doors and Tombstone, Kilmer, The Ghost dhe The Darkness.

Share this post