Monaco-Juventus/ Analiza, “Zonja e Vjetër” i fiton ndeshjet nga mbrojtja, statistika të “frikshme”

Monaco-Juventus/ Analiza, “Zonja e Vjetër” i fiton ndeshjet nga mbrojtja, statistika të “frikshme”

 

Juventus ka fituar kundër Monacos 0-2, duke marrë një rezultat shumë të favorshëm për ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Gonzalo Higuain shënoi dy golat vendimtarë për Juventusin, që tashmë me shumë gjasa do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve.

Fitorja bindëse ndaj Monacos ka qenë një tjetër performancë e shkëlqyer e mbrojtjes së bardhezinjëve, duke dhuruar një nga paraqitjet më të forta kohëve të fundit.

Juventusi arriti të jetë i përpiktë në mbrojtje, duke treguar saktësi, efikasitet dhe qetësi në zonën e 16 metrave.

Në të gjithë ndeshjen janë larguar mbi 40 topa nga mbrojtja e Juventusit prej zonës së rrezikshme, dyfish më shumë se sa nga mbrojtja e Monacos.

Kjo edhe një herë dëshmoi superioritetin e “Zonjës së Vjetër” në fazën e mbrojtjes, duke dhënë edhe një mësim për skuadrat e tjera se si të mbrohen.

Topat e larguar nga Juventusi (pikat e bardha), topat e larguar nga Monaco (pikat e kuqe)

Ndër të tjerash me fitoren 2-0 që arriti ndaj Monaco, Juventus u bë skuadra e tretë në histori që fiton pesë ndeshje radhazi në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve, pa pësuar asnjë gol.

Këtë statistikë e kishin arritur më parë edhe Arsenali në sezonin 2005-2006 dhe Milan në sezonin 2004-2005.

Share this post