Për të gjetur zgjidhje në Ballkan, BE-ja ka patjetër nevojë për SHBA

Për të gjetur zgjidhje në Ballkan, BE-ja ka patjetër nevojë për SHBA

A i bëhet vonë vërtetë BE-së, për Ballkanin Perëndimor?

Ivan Vejvoda

Drejtor i Projektit Europa në Institutin e Shkencave Njerëzore

BE-së i bëhet vonë, për shkak të interesave të veta, mes të tjerash. Por ajo duhet të bëjë shumë më tepër për të kthyer fjalët në vepra, pasi përballet me gjithfarëlloj sfidash, të brendshme dhe të jashtme. Takimi i Këshillit Europian më 9 dhe 10 mars përsëriti edhe një herë, angazhimin e tij të plotë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kjo marrëdhënie e domosdoshme ka të bëjë me kredibilitetin e projektit evropian (nëse BE mund të integrojë pjesën e fundit të zemrës gjeografike të Evropës) dhe aftësinë e rajonit për të përmbushur angazhimet e veta të shpallura, për reforma demokratike, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet.

Sfidat gjeopolitike që paraqesin Rusia dhe Turqia e kanë sjellë Ballkanin Perëndimor përsëri në qendër të vëmendjes të BE-së. Gjithashtu, dinamika e brendshme shqetësuese rajonale, në një mjedis të vështirë ekonomik, parashtron me të drejtë problemin e tendencave të mundshme autoritare.

Kriza serioze në Maqedoni ka treguar se BE-ja ka nevojë për Shtetet e Bashkuara, që të gjejnë një zgjidhje. Kështu, qasja transatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor si dhe bashkëpunimi BE-NATO mbeten vendimtare.

BE duhet të gjejë mënyra për t’i sjellë vendet e rajonit në tryezën e Bashkimit Europian për çështje specifike, ndërkohë që proceset e reformës dhe pranimit janë në vazhdim, dhe duhet të bëjë që pritshmëritë për anëtarësimin të kenë kuptim.

Share this post