Del nga rruga automjeti dhe përfundon në liqenin e Shkopetit, 1 person në gjendje të rëndë

Del nga rruga automjeti dhe përfundon në liqenin e Shkopetit, 1 person në gjendje të rëndë

Një automjet tip “Benz” me 5 anëtarë të një familjeje ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit.
Në makinë ndodhej familja Shehu nga Bulqiza, ndërsa është bërë e mundur nxjerrja e tyre nga uji.
Sipas të dhënave të para mësohet se një nga anëtarët e familjes Shehu ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa katër të tjerët në gjendje të mirë shëndetësore.
Dyshohet se shkak lagështira dhe rrëshqitja e gurëve në rrugë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje. 

Share this post