Rrëzohet qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Rrëzohet qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Me 78 vota për, Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mocioni i opozitës ka mbledhur votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Vendi shkon në zgjdhje brenda 45 ditësh.

Pas afërsisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Përveç opozitës, rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK./express

 

Share this post