Çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës? Basha: Nesër merr rrugën shpresa

Çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës? Basha: Nesër merr rrugën shpresa

Duke folur nga çadra e opozitës në bulevardm kreu i opoztës tha se nesër merr rrugë shpresa. Ai foli për një bashkim të madh të shqiptarëve në shesh, duke mos pranuar zgjedhje  të dikdtuar nga krimi dhe nga droga.

 “Nesër merr rrugën shpresa. Nesër bashkohen në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja, sepse e dinë që me bashkimin e tyre dhe me vendosmërinë për të mos pranuar zgjedhje të diktuara nga krimi e droga, do t’i hapin rrugën arsimit dinjitoz. Do të marrë fund kaosi korruptiv me maturantët. Me ne bashkohen nesër qindra mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar taksat e larta dhe inspektorët e pashpirt. Republika e re do të çlirojë bizneset e vogla nga taksat e larta.
Nesër bashkohen me ne qindra mijëra fermerë të lënë në dëshpërim. Zero subvencione dhe investime për ta. Por, nga ky shesh do i kthehet fermerëve shpresa dhe mundësia përmes subvencioneve dhe investimeve që produktet e tyre të shiten.
Nesër bashkohen në këtë shesh pensionistët, me pensionet që u rritën më pak se inflacioni. Pensionistët bashkohen për republikën e re, që brenda 4 viteve do të mundësojë që pensioni minimal të jetë jo më pak se 250 mijë lekë (të vjetra) në muaj për çdo pensionist. Do të përgjysmohen edhe biletat e urbanit në të gjithë vendin
”, tha Basha.

Opozita ka lajmëruar një protestë të madhe ditën e nesërme. Orgaznizatorët janë shprehur se do të jetë paqësore dhe pa provokime.

 

Share this post