“S’e di ç’do të thotë Basha me Republikë të re”, Peleshi për protestën: Të kemi kujdes me mesazhet

“S’e di ç’do të thotë Basha me Republikë të re”, Peleshi për protestën: Të kemi kujdes me mesazhet

Zv/kryeministri Niko Peleshi, në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për Korçën, është shprehur sot nga ky qytet për protestën e opozitës, për të cilën PD ka deklaruar se do të jetë masive, e për të cilën Basha tha sot se do të shënojë nisjen e Republikës së re.

Duke shprehur se nuk e kupton ç’do të thotë Basha me Republikë të re, ai theksoi se Republika e re nuk del nga mosbindja civile, ndërkohë që bëri thirrje që protesta të jetë brenda normave kushtetuese.

“Se di çfarë do të thotë Basha me Republikë të re. Një Republikë e re s’del nga mosbindja civile. Një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli, ndërsa mjeti i vetëm që partië të vijnë në pushtet janë zgjedhjet.

Të kemi kujdes me mesazhet që i japim popullit. Protesta të jetë brenda normave kushtetuese. Duhet të ngrihemi në nivelin e përgjegjësisë historike.”, ka deklaruar Peleshi nga Korça.

 

Share this post