Andis Harasani ‘me top’ Delina Ficos për deklaratën gay: Jeni pjesa më e pështirë e Shqipërisë

Andis Harasani ‘me top’ Delina Ficos për deklaratën gay: Jeni pjesa më e pështirë e Shqipërisë

Deklarata e Delina Ficos ditën e shtunë, gjatë paradës së komunitetit LGBTI, ka marrë një numër kritikash, jo pak të konsiderueshme.
Gazetarë dhe aktorë të tjerë të opinionit publik kanë reaguar duke mos u pajtuar me përfundimin e arritur prej saj se, ky komunitet është pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë.
Andis Harasani, ish-deputeti i PS, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se ky është një opinion i Delina Ficos. Ai ka shtuar më tej se ata si vetë, Delina janë pjesa më e pështirë e më negative e Shqipërisë.
Statusi i plotë:
“Jeni pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë. Po kështu janë edhe familjet tuaja edhe miqtë tuaj që iu përkrahin – DELINA FICO!. Ky eshte mendimi yt Delina! Por mendimi im është se ti e ata si ty janë pjesa më e pështirë e me negative e Shqipërisë! Jeni servilë e mashtrues në pikën që për agjendën tuaj i thoni të zezës e bardhë dhe avioneve të drogës mushkonja!”

Share this post