Të vërtetat e thjeshta në shëndetësi, që nuk mund të përbalten!

Të vërtetat e thjeshta në shëndetësi, që nuk mund të përbalten!

Jam mjeke e si e tille shpesh ndjehem keq ndaj te vertetave te hidhura te lidhura me pakenaqesite reale ndaj sistemit tone shendetesor por po aq shpesh me kaplon ndjesia e revoltes ndaj baltes pafund qe hidhet edhe pa e njohur fare , ndaj punes tone .
Prej afer 16 vitesh punoj ne sherbimin ambulator te Tiranes e tek degjoja liderin e opozites ne ligjerimin populist te radhes mbi genjeshtren e mjekesise falas e katastrofen ku kjo qeveri e paskesh futur shendetesine m’u kujtua nje moment mjaft domethenes I afer 9 viteve me pare kur qeveriste ai ne republiken e tij te vjeter . Ne ate kohe Fondi I Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor nxori koston e vizitave e ekzaminimeve ne sherbimin shendetesor publik. Fillonte nga 1000 leke te reja vizita tek mjeku I familjes , 1500 leke tek mjeku specialist ne nivel ambulator e 3000 leke ai I Qendres Spitalore Universitare . Cdo ekzaminim laboratorik apo imazherik kushtonte pothuajse sa ne sherbimin privat. Por kush kategori duhet te paguanin , te papunet dhe te pasiguruarit . Pervec se paguanin per t’u diagnostikuar sigurisht edhe per trajtimin do paguanin. Sigurisht me delikate behej kjo situate per semundje kronike si , hipertensioni , diabeti , astma bronkiale , semundjet reumatizmale etj… qe kerkojne vizita periodike , ekzaminime te perseritura e trajtim te perhershem me medikamente .
Per ironi te fatit mund te shihje ne ato vite klinika e spitale private te mbushur me kategorine me te varfer te shoqerise ( te papune , te pasiguruar ) sepse edhe ne shtet do paguanin pothuaj te njejtat kosto per vizitat apo ekzaminimet e nevojshme .
Para 1 viti e gjysem , ne kuadrin e mbulimit universal me sherbim shendetesor keto tarifa u rishikuan . Qe nga ajo kohe nese zbaton sistemin e referimit , pra vizite e pare tek mjeku I familjes me tarife zero , kostoja e vizites tek mjeku specialist ne te gjitha hallkat e sistemit publik u be 100 leke te reja e pothuaj po aq shumica e ekzaminimeve . Per pasoje eshte rritur ndjeshem numri I vizitave tek mjeku I familjes e me tej ne te gjitha hallkat e sistemit . Pasi te papunet dhe te pasiguruarit paten akses ne sistem per t’u diagnostikuar mbetej delikate pjesa e mjekimit sidomos per te semuret kronike. Nga prilli I ketij viti cdo pacient me semundje kronike pavaresisht llojit apo stadit te saj perfiton karten e shendetit , vizitat e ekzaminimet falas si dhe medikamentet e listes se rimbursimit falas . Nese mendoni nje moment nje person qe duke qene I papune , I pasiguruar e I semure qe nuk guxonte te bente as nje vizite te thjeshte e ca ekzaminime baze pa paguar , behet vetiu diferenca .
A nuk eshte cdo vend evropian me te tille qasje ndaj kesaj kategorie te populates ? Cdo ndryshim per mire duhet cmuar e per tu bere edhe me mire duhet monitoruar e kuruar .
A eshte ky sherbim aq cilesor sa ne Evropen te cilen aspirojme , sigurisht qe jo . Po cfare sherbimi kemi ne ekuivalent me atje xhanem. Nesje shendeti eshte delikat e per kete I jap te drejte gjithkujt qe nga mjekesia pret me shume. Ne mjeket e ketij vendi jo pak here jemi ndjere te vleresuar kur pacientet tane vijne nga vizita te kryera ne vende me standard te larte te sherbimit shendetesor e na thone me shume dashamiresi se diagnoza qe e njejte me tonen e mjekimi nga ne korrekt .Edhe ne sistemet shendetesore me te admirueshme , sistemi publik ka pakenaqesi pasi ka planifikime vizitash e ekzaminimesh qe shkojne edhe ne disa muaj pasi eshte perjashtuar e trajtuar urgjenca .Per me tej rregullatore jane sherbimet private .
Sigurisht nese ne te gjithe pretendojme me shume nga sistemi yne shendetesor duhet te ndjehen te motivuar e te vleresuar drejt aktoret kryesore te ketij sistemi mjeke , infermiere, staf mbeshtetes . Ndjej admirim per koleget e mi te afte qe ushtrojne denjesisht profesionin ne klinika e spitale private por akoma me shume e kam kete ndjesi per ata kolege te denje qe nderojne bluzen e bardhe duke sherbyer me korrektese mes veshtiresish e kenaqesish te pakta qe te jep puna ne sektorin publik .
Do doja shume qe shteti te ishte vleresues korrekt i punes tone e po aq kerkues gjithashtu qe moria e jeteve qe kalojme neper duar te jete gjithnje e me e sigurt. Kete te siguroj se me shume se ti zoti lider I “ Repuplikes se Re” e lusin shqiptaret majtas e djathtas qe nuk marin dot sherbime te shtrenjta private se nuk ua mban xhepi e nuk fluturojne dot drejt Hollandes ne fundjave apo ne rast nevojash shendetesore .

Share this post