Zyrtari i lartë amerikan, takim 60 minuta me Majlinda Bregun

Zyrtari i lartë amerikan, takim 60 minuta me Majlinda Bregun

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee është takuar për 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar përgjatë gjithë ditës së hënë takime me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha dhe presidentin e Zgjedhur Meta.
Burime të “Panoramës” nga takimi mes deputetes demokrate, Majlinda Bregu e njohur edhe si kritike e qëndrimeve të Bashës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.
Sipas të njëjtave burime njësoj si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, Bregu ka theksuar se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike.
Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Share this post