Hasimja: PS-PD-LSI janë njësoj, i dallon vetëm tarifa 20 apo 30 mijë lekë për blerjen e votës

“Në qoftë se Partia Demokratike, si partia më e madhe e opozitës do të kishtë ngjallur besimin tek njerzit, problemi i shitjes votës nuk do ekzistonte fare”
“Problemi i blerjes së votave, një problem vërtet real në Shqipëri po përdoret si pretekst nga Partia Demokratike, e cila është po aq fajtore për këtë fenomen sa dhe dy partitë e tjera PS dhe LSI”, ky është konstatimi i politologut Ermal Hasimja, njëherësh kandidat i Sfida për Shqipërinë në Tiranë. I ftuar në opinion me gazetarin Blendi Fevziu, Hasimja tha se kur PD-ja thotë se nuk hyn në zgjedhje nga frika se do të shitet apo blihet vota, kjo është një fyerje për shqiptarët. Ai argumentoi në se në Partia Demokratike do të kishte qënë një parti vertetë demokratike dhe do të kishte arritur të bindë qytetarët për ta votuar, nuk kishte arsye t’i druhej blerjes së votës.
“Duhet të kemi parasysh kur përdoret si argument se: zgjedhjet nuk mund të mbahen se do blehen votat” është padyshim një fyerje për shqiptarët. Në qoftë se Partia Demokratike, si partia më e madhe e opozitës, do të kishtë ngjallur besimin tek njerzit, ky problemi i shitjes votës nuk do ekzistonte fare. Votat nuk i shesin gjithë shqiptarët. Votat i shesin vetëm ata shqiptarë që kur bëjnë llogaritë midis PS dhe PD dhe LSI ju rezulton se janë të treja njësoj dhe dallimi është 20 apo 3000 lekë të vjetra. Ky është një tregues se në cfarë niveli janë forcat kryesore dhe ky është një problem jashtëzakonisht i madhë”, tha Hasimja.

Share this post