Shkullaku: Nëse do isha në vendin e Bashës do ti shkoja deri në fund

Shkullaku: Nëse do isha në vendin e Bashës do ti shkoja deri në fund

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur nëse do të isha në vend të kreut të PD-së, Lulzim Basha do t’i shkoja deri në fund kësaj beteje edhe me çminin e vetësakrifikimit, duke marrë parasysh se sa larg kanë shkuar gjërat.

Këtë deklaratë, Shkullaku e bëri mbreme në emisionin “Opinion”, ku më tej theksoi se nëse nuk do ndryshohej kryeministri nuk do shkonte në zgjedhje.

‘’Për mua sduhet të kishte kuptim tani, do ta kishte bërë që përpara 60 ditësh. Negociatë vetëm nëse pala tjetër pranon një kryeministër teknik.

Ne përherë i kemi marrë seriozisht ndërkombëtarët, po unë do quaja anormale që ndërkombëtarët të mos njihnin zgjedhjet ende pa u bërë. Ka pasur parti dhe që janë penalizuar në vendin tonë për shkak të qëndrimeve refraktare.

Nëse do isha në vendin e Bashës do ti shkoja deri në fund, Vettingun po të kisha qenë si Basha do ta kisha votuar shumë kohë më përpara’’, u shpreh Shkullaku.

 

Share this post