RAMA SQARON SITUATËN: NË DARKË MBARON ÇDO GJË. I THEM BASHËS PRANO OFERTËN QË KE NË TRYEZË

RAMA SQARON SITUATËN: NË DARKË MBARON ÇDO GJË. I THEM BASHËS PRANO OFERTËN QË KE NË TRYEZË

Rama sqaron situatën: Në darkë mbaron çdo gjë. I them Bashës prano ofertën që ke në tryezëKryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë qartë nga Elbasani lidhur me situatën politike të orëve të fundit duke nënvizuar se mes opozitës me mazhorancës nuk ka negociata.

Rama tha se amerikanët thanë “dëshirojmë ta provojmë”, të zgjidhin krizën politike, dhe tashmë Basha ka në tavolinë një ofertë që kryeministri Rama i sugjeroi ta pranojë.
Rama theksoi se mbrëmjen e sotme “mbaron çdo gjë” dhe nga dita e nesërme 18 qershori do jetë “fakt i kryer”. Ai akuzoi opozitën se ka nxjerrë në publik pjesë të diskutimeve koefidenciale dhe i ka shtrembëruar.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për mua nuk ka më çfarë negociohet, që kur u tërhoqëm nga Kavaja për t’i hapur rrugë, dhe ata thirrën fitore nga çadra.
Kjo nuk është negociatë. Kjo është një përpjekte e miqve tanë amerikanë. Kanë ardhur dhe kanë thënë dëshirojmë ta provojmë. Ok, provojeni. Ata duan tani të flasin në emër të Amerikës. Amerika flet vet.
Por duke qënëse kam parë edhe shumë abuzime nëpër media, dhe mediat nuk kanë faj, sepse njëra palë i nxjerr komunikimet kofidenciale edhe të shtrëmbëruara.
Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë, ofertë që mbështetet nga miqtë tanë të Amerikës. Është i ftuar ta konsiderojë, dhe në këndvështrimin tim, i them ta pranojë.
Ofertat nuk janë autobus unaze, që rri aty dhe thua do vi prapë, jeta vazhdon. PS nuk mund t’i lejojë vetes të ndalojë punët e vendit sepse disa mendojnë që “prit se gabova unë atëherë por tani mu mbush mendja”.
Unë nuk dua të flas më gjatë sepse duhet të respektohet përpjekja e miqve tanë amerikanë. Pastaj palët do flasin.
E gjithë kjo histori e ka rrënjën te frika e tyre nga drejtësia. Dhe e gjithë kjo që atyre iu lindi në zemër për ta votuar sot vettingun, nuk është veçse një lojë.
Nëse ata nuk kthjellohen deri në fund të ditës së sotme, sepse sot mbaron çdo gjë, 18 qershori do jetë fakt i kryer.

Share this post