PD SHPALL LISTËN E PLOTË TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË, NGA VAJZA E AZEMIT DERI TEK DHËNDRI I BERISHËS (LISTA)

PD SHPALL LISTËN E PLOTË TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË, NGA VAJZA E AZEMIT DERI TEK DHËNDRI I BERISHËS (LISTA)

Partia Demokratike ka mbi tryezë një listë paraprake me kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Listës së parë do t’i bashkëgjitet një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD-ja duhet të regjistrohet në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.
Burime për ‘GSH’ konfirmojnë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD.
Në listë figurojnë edhe emrat e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli, të cilët janë propozuar nga baza e partisë.

Share this post