6 rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë

6 rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë

Nëse detyrimet e prapambetura të qeverisë kanë qenë më parë shqetësimi kryesor i institucioneve financiare ndërkombëtare, sot janë rreziqet që vijnë nga koncesionet dhe borxhet që ka pushteti vendor.

Komisioni Europian ka dhënë disa rekomandime për Shqipërinë, si një nga vendet me statusin e kandidtatit për të hyrë në Bashkimin Europian, duke vënë si rekomandim të parë rreziqet fiskale që vijnë nga detyrimet e ardhshme për kontratat e formës partneritet publik privat.

TV Klan ka arritur të sigurojë 6 pikat e rekomandimeve që do t’i bëhen qeverisë ditën e martë nga ky komisioni. “Vlerësoni dhe përcaktoni sasinë e rrezikut që vjen nga kontratat aktive të PPP dhe qeveritë lokale”, është rekomandimi i parë i KE-së. Më pas kjo strukturë e Bashkimit Europian numëron rrezikun e kredive të këqija.

“Sa i përket stabilitetit financiar, sfidat e sistemit bankar janë te kreditë me probleme, ku edhe pse është vendosur një strategji për adresimin e kësaj çështjeje, niveli i tyre vijon të mbetet i lartë”, thotë raporti. Më pas Komisioni Europian i lë si detyrë ekzekutivit miratimin e një ligji që ndalon rritjen e borxhit publik, krijimin e kadastrës fiskale deri në 2019-ën e cila do të përmirësonte ndjeshëm proçesin e regjistrimit të pronave.

 

Share this post