Dhjetë mbiemrat më të përhapur në Kosovë dhe Shqipëri

Dhjetë mbiemrat më të përhapur në Kosovë dhe Shqipëri

Nga

Mbiemrat e njerëzve (patronimet), përveç përkatësisë identitare, shëmbëllejnë edhe mjedisin social e kulturor. Të tillë janë edhe mbiemrat e njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri.

Derisa shënimet e Perandorisë Osmane për katër vilajetet shqiptare nuk sjellin gjë me vlerë në lëmë të llagëpeve për shkak se nuk ishte praktikë përdorimi i tyre, në shtetin e sapoformuar shqiptar kur fillojnë të kryen regjistrimet e para, vihen edhe mbiemrat e familjeve dhe individëve, shkruan Konica.al.

Në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare që u pushtuan nga Serbia, mbiemrat e shqiptarëve shpesh u ndajmbathën edhe me mbaresat sllave -iç ose -viç.

Studiuesit që merren me këtë çështje konsiderojnë se mbiemrat tufëzohen në katër kategori të mëdha sipas mënyrës së motivimit të tyre:

1. Mbiemra që tregojnë vijimësinë ose birërinë e drejtpërdrejtë të bartësve, të tillë si Ahmeti, Hasani, Ramadani, Rexhepi, etj.

  1. Mbiemra që motivohen nga vendbanimi, fshati, qyteti ose krahina: Dibra, Peja, Shkodra, Berisha, Krasniqi.
  1. Mbiemra që motivohen nga zanatet apo titujt fetarë dhe ushtarakë: Berberi, Kasapi, Nallbani, Sahatxhiu, Hoxha, Shehu, Bimbashi, etj.
  1. Mbiemra që formohen nga nofka e ndonjë parardhësi, të tillë si Qorri, Topalli, Çollaku, etj. Sidoqoftë, laryshia e formimit të mbiemrave ndër shqiptarë është mbresëlënëse. Ka mbiemra të formuar nga gjësende të përdorimit të përditshëm (Baruti, Fylli, Krypa); në bazë të ndonjë shtaze a shpendi (Daci, Bylbyli, Shotani, Zogu); në bazë të ndonjë bime (Dushku, Kalaveshi), ose edhe në bazë të ndonjë vendi ose kombi tjetër (Arapi, Boshnjaku, Gorani, Çerkezi, Maqedonci).

 

Dhjetëshja e mbiemrave më të përdorur në Shqipëri:

  1. Hoxha
  2. Shehu
  3. Prifti
  4. Çela
  5. Leka
  6. Dervishi
  7. Hysi
  8. Rama
  9. Dibra
  10. Abazi

 

Dhjetëshja e mbiemrave më të përdorur në Kosovë:

  1. Krasniqi
  2. Gashi
  3. Berisha
  4. Shala
  5. Morina
  6. Bytyqi
  7. Hasani
  8. Hoxha
  9. Rexhepi
  10. Kastrati

 

Share this post