Terror në Manchester, 22 të vrarë dhe 59 të plagosur

Terror në Manchester, 22 të vrarë dhe 59 të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave dhe të plagosurve në Mançester të Anglisë. Të paktën 22 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar si vetëvrasës në Manchester Arena. Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 të së hënës në fund të një koncerti nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Policia e Mançesterit tha se sulmuesi ishte një mashkull që veproi i vetëm, i cili vdiq në shpërthim, dh që po mbante një pajisje eksplozive të improvizuar, të cilën ai e shpërtheu. Të afërmit po përdorin mediat sociale për të kërkuar për të afërmit e humbur. Policia ka dhënë një numër telefoni pas sulmit. Gjashtëdhjetë ambulanca morën pjesë në këtë incident dhe të plagosurit tani po trajtohen në gjashtë spitale rreth qytetit.

Shefi i komandantit Ian Hopkins tha se ishte “incidenti më i tmerrshëm” që Manchesteri ishte përballur ndonjëherë. Ai tha se një “hetimi i shpejtë” po bëhet tani për të përcaktuar nëse sulmuesi “veproi i vetëm ose si pjesë e një rrjeti”. Andy Holey, i cili kishte shkuar në arenë për të marrë gruan dhe vajzën e tij, tha: “Një shpërthim më hodhi rreth 30 metra nga një grup dyersh në disa të tjera.

Kur u ngrita pashë trupa të shtrirë në tokë. Mendimi im i parë ishte të shkoj në arenë për të gjetur familjen time. Unë arrita t’i gjej në fund dhe ata janë në rregull.” tha Emma Johnson, e cila së bashku me burrin i saj ishin në arenë për të marrë fëmijët e saj, të moshës 15 dhe 17 vjeç.

Shpërthimi ndodhi pak pasi Ariana Grande u largua nga skena në arenë, i cili është edhe vendi më i madh i brendshëm i qytetit me një kapacitet prej rreth 21,000 personash. Kryeministri do të kryesojë një takim emergjent të komitetit Cobra të qeverisë në orën 09:00. Ndërsa partitë politike kanë pezulluar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme.

Shpërthimi ndodhi afër hyrjes së stacionin e trenit dhe tramvajit të Viktorias. Stacioni është mbyllur dhe të gjitha trenat janë anuluar. Policia gjithashtu kreu një shpërthim të kontrolluar në zonën e Katedrales së Kopshtit të qytetit rreth orës 01:32.  Më vonë u konfirmua se nuk ishte një element i rrezikshëm. Kryebashkiaku i Madhe i Mançesterit Andy Burnham tha se qyteti do ia “dilte së bashku” duke shtuar: “Kjo është ajo që ne jemi, kjo është ajo që bëjmë, ata nuk do të fitojnë“.

 

 

 

Share this post