Legalizimet, 60 % e objekteve në proces ende pa leje

Legalizimet, 60 % e objekteve në proces ende pa leje

Të përfshira për rreth 12 vite në procesin e formalizmit, objektet e ndërtuara në pjesën dërrmuese të tyre ende mbeten të tilla.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Legalizimeve (ALUIZNI) numri i vetëdeklarimeve për legalizim në vitet 2006-2015 është 323, 082 banesa, teksa kanë marrë lejeve vetëm 40 për qind e tyre. Mirëpo më shumë se gjysma e këtyre objekteve qe kanë marrë lejen e legalizimit nuk kanë arritur të marrin hipotekën. Kështu që objektet edhe pse me leje ;legalizimi nuk janë të tregtueshme.

Sipas të dhënave nga ALUIZNI numri i lejeve për legalizim për periudhën 2006-maj 2017 është 132,000 banesa, nga të cilat 108,240  janë banesa dhe pjesa tjetër 23,760 janë objekte biznesi.

Siç shihet nga të dhënat  mbeten për tu legalizuar edhe rreth 190 mijë objekte ose 60 për qind e objekteve gjithsej.

Por ky numër është edhe më i madh për shkak se shumë banesa të ndërtuara në mënyrë ilegale nuk janë deklaruar për shkak se poseduesit e tyre janë në emigracion.

Banka Botërore në raport të vitit 2012 pat njoftuar një shifër me mbi 400 mijë objekte të palegalizuara.

Objektet e ndërtuara pa leje kanë krijuar një ngërç në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në zinxhirin që është i lidhur me industrinë e “Real Estate”.

Noterët, bankat dhe agjentët e pasurive të paluajtshme do të përfitonin nga zhvillimi i tregut formal të pasurive të paluajtshme, i cili tani për tani është penguar nga një përqindje e madhe e pasurive të cilat nuk kanë një titull të pastër, nuk janë të regjistruara apo nuk janë të ligjshme.

Pronarët e pasurive të tilla nuk mund të marrin kredi për të investuar në to.(monitor.al)

 

Share this post