Kim në përvjetorin e 3-të të martesës

Kim në përvjetorin e 3-të të martesës

 

“Nuk më besohet që kanë kaluar 3 vite”, shkruan Kim Kardashian West, pasi ka shpallur 3 vjetorin e martesës së saj me Kanye West në website-n e saj dje. Në 2014-ën, ylli i televizionit dhe ai i muzikës celebruan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Paris me një banket të shtruar në vilën e Valentino Garavanit përpara se të fluturonin për në destinacionin e dytë, Italinë. Ajo thotë se pjesa më e rëndësishme dhe më e veçantë ishte fustani dhe sot, Zonja West ka ndarë me publikun e gjerë disa foto të papublikuara më parë, duke bërë provat e fustanit krah drejtorit kreativ të Givenchy, Riccardo Tisci.

Share this post