Komuniteti i pamundur i Facebook-ut

Komuniteti i pamundur i Facebook-ut

 

Nga Yuval Noah Harari

Në shkurt Mark Zuckerberg ka botuar një manifest që flet për nevojën e ndërtimit të një komuniteti global dhe rolin e Facebook në këtë projekt. Qëllimi i letrës së gjatë, i përhapur nëpërmjet faqes së tij në Facebook, nuk ishte vetëm ajo që të qetësonte preokupimet lidhur me rolin e Facebook në përhapjen e lajmeve false. Ishte mbi të gjitha një tregues i faktit se rrjeti social më i madh i botës nuk është më thjesht një kompani, por po bëhet një lëvizje ideologjike botërore.

Natyrisht, fjalët kushtojnë më pak se faktet. Për të vënë në praktikë manifestin e tij, Zuckerberg do t’i duhet të ecë në fushën e minuar të politikës dhe ka gjasa të ndryshojë modelin e biznesit e kompanisë së tij dhe vështirë të drejtojë një komunitet global kur bëhen apara duke tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe duke ua rishitur reklamistëve publicitarë. Pjesa më e madhe e shumëkombësheve ndjek dogmën neoliberiste sipas të cilës bizneset duhet të merren vetëm me bërjen e fitimeve, qeveritë duhet të bëjnë më pak të mundshmen dhe njerëzimit duhet t’i besojë aftësisë së tregut në marrjen e vendimeve më të rëndësishme.

Një kolos i teknologjisë si Facebook ka një motiv më shumë për t’u paraqitur sim jet transparent: duke pasur parasysh pushtetin e pafundëm dhe sasinë e madhe e të dhënave personale në dispozicionin e tij, është shumë i vëmendshëm për të mos thënë asgjë që do ta bënin të dukej si Big Brother. Sigurisht që ka motive të mira për të pasur frikë se është i tillë.

Në shekullin e XXI-të algoritmet që menaxhojnë mbledhjen e të dhënave mund të përdoren për të manipuluar njerëzit në mënyra që në të kalaurën qenë të paimagjinueshme. Le të marrim për shembull kompeticionet elektorale

Share this post