Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj Bashës: Më preve në besë, nëse s’më fut në listën e PD largohem nga politika

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj Bashës: Më preve në besë, nëse s’më fut në listën e PD largohem nga politika

Aleati i Bashës, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka akuzuar liderin e PD-së se ky i fundit e preu në besë.
Pas takimit që zhvilloi me liderin demokrat, Spahiu pohoi për mediat se deri më tani nuk është rënë dakord për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai lëshoi ndër të tjera dhe një deklaratë, ndërsa tha se largohet nga politika nëse nuk përfaqësohet në zgjedhje.
“Ka një orë kohë që të na kthejë përgjigje.
Sakrifikuam partitë për të dhe na preu në besë.
Largohem nga politika nëse nuk përfaqësohem në listat e PD”, tha Spahiu.
“Kemi qenë në një betejë ku kishim tre marrëveshje. E para ishte ajo e Republikës së Re duke përmbysur Edi Ramën si kryeministër. E dyta erdhi si pasojë e një krizë të rëndë mes Bashës dhe Ramës, e cila i hoqi mundësinë partive për t’u regjistruar në zgjedhje. Dhe kemi një marrëveshje të tretë që ne si parti opozitare firmosëm të mos regjistrohemi në KQZ nën premtimin e Bashës se do të përfaqësohemi në listat e PD.
Pra duke ndjekur një taktikë elektorale, duke u grupuar nën logon e Partisë Demokratike. Që nga ajo ditë, unë nuk e kam konsideruar si Pazar të gjëse së gjallë listën sepse kam qenë nën garancinë i cili lidhi besën me kuqezinjtë në çadër për 90 ditë. Ju keni qenë dëshmitarë që kuqezinjtë ishin boshti i kauzës. Por edhe në besëlidhjen e zotit Basha që të gjithë ne do përfshiheshim në lista sepse po vetësakrifikoheshim. Kam pasur një bisedë me liderin e PD për të cilën nuk kemi rënë dakord. Kemi parashtruar disa parime të cilat unë nuk mund t’i tradhtoj përballë njerëzve që më kanë ndjekur për 6 vite në protestat kundër PS dhe PD.
Kemi rënë dakord që pretendimet e Aleancës Kuqezi, Basha ti konsultojë me kolegët e tij dhe ne këtë situatë të vështirë ta kapërcejmë dhe PD ta diskutojë brenda 60 minutash me kryesinë. Po kalojmë një situatë të vështirë sepse unë futa qindra aktivistë nën besën e Bashës se në luftë do të shkonim sëbashku dhe do të ishim të pandarë. Mbetem i mendimit se në këto 60 minuta do të reflektohet. Përndryshe do jap dorëheqjen dhe do tërhiqem nga politika”, tha ai.

Share this post