Pse Mbretëresha Elizabeth mban të njëjtin manikyr prej 30 vitesh?

Pse Mbretëresha Elizabeth mban të njëjtin manikyr prej 30 vitesh?

 

Përgjatë viteve, Mbretëresha Elizabeth ka dëshmuar se ajo ka shije shumë të veçanta.

Ajo zotëron më shumë se 200 versione të së njëjtës çantë dhe nuk do të udhëtojë pa ëmbëlsirën e saj të preferuar në dorë.

Pra, nuk është çudi që natyra metodike e Madhërisë së saj shtrihet deri në kujdesin e thonjve. Me sa duket ajo mban vetëm një nuancë rozë nga koleksioni Essie.

Manikyri ikonë “Ballet Slippers” është i preferuari i blogereve të bukurisë dhe të famshmeve. Është një ngjyrë modeste që nuk do të mospërputhet me asnjë prej veshjeve të ndritshme të Mbretëreshës dhe është mjaft delikate për të qëndruar e fshehur nën dorën e saj të bardhë.

Sipas faqes së internetit “Essie”, Mbretëresha Elizabeth ka qenë një fanse e manikyrit rozë që nga viti 1989, kur stilisti i saj i flokëve i dërgoi kompanisë një letër që kërkonte “një manikyr ngjyra e së cilës do ta kishte vetëm Madhëria e saj”.

Një vështrim nga afër në thonjtë e Mbretëreshës tregon se me të vërtetë ajo i ka qëndruar besnike ngjyrës për gjithë këto vite.

Dhe kushton vetëm 9 dollarë!

Share this post