Sejko: Sistemi bankar i shëndetshëm, janë ulur kreditë e këqija

Sejko: Sistemi bankar i shëndetshëm, janë ulur kreditë e këqija

Guvernatori Gent Sejko është shprehur së fundmi për arritjen e sistemit bankar në një nivel të qëndrueshëm në sajë të uljes së kredive të këqija.

Referuar rekomandimeve të Bankës Botërore për uljen e nivelit të kredive me probleme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shprehet se trendi rënës i këtij niveli vazhdon dhe për muajin Prill kreditë e këqija kanë zbritur në normën e interesit prej 16.5%.

“Në muajin e fundit kemi një vazhdim të arritjes së uljes së normës së kredive me probleme. Norma e kredive me probleme nga 25% ka arritur në nivelin e 16.5%. Sistemi financiar dhe sistemi bankar është i qëndrueshëm, shumë i shëndetshëm me një tepricë shumë të lartë likuiditeti dhe me një normë shumë të lartë mjaftueshmërie. Kjo është një garancë për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike sipas parashikimeve që ne kemi.”, është shprehur Sejko.

Më tej, ai ka theksuar se e rëndësishme për Shqipërinë është vijimi i reformave strukturore dhe stabiliteti i çmimeve.

 

Share this post