Biçikletë në ujë , ose si të pedalosh në ujë për të eleminuar celulitin!

Biçikletë në ujë , ose si të pedalosh në ujë për të eleminuar celulitin!

Biçikletë në ujë , ose si të pedalosh në ujë për të eleminuar celulitin!

Çiklizëm në ujë: Ky është koncepti i aquabiking. Ky sport ujor ju bën të humbsni kalori, të eleminoni celulitin dhe të tonifikoni siluetën Tuaj në vetëm disa seanca. Le ti hedhim një vështrim mbi Aquabike dhe përfitimet e saj.

Nëse në fillesat e tij ky sport ujor ishte i njohur në komunitetin mjekësor kryesisht efektet e tij fantastike për rehabilitimin, tani është  kthyer në një sport ujor Trend, shumë i praktikuar në palestra dhe qendra sportive ujore.

Çfarë është biçikleta ne uje ?

Siç e thote edhe  emri i saj, kjo disiplinë praktikohet në ujë dhe në biçikletë, është një sport që mund të ushtrohet në  grup ose individualisht (në kabinë personale ose në pishinë).

Mund të pedalohet në këmbë ose ulur, me një ritëm të moderuar në fillim dhe intensiv më pas për 45 minuta minimalisht sipas objektivit të vendosur : rehabilitim, përmirësimin e kapacitetit kardiovaskular, humbje peshe dhe / ose ndërtimin e muskujve.

Për ta praktikuar, ju mjaftojnë  këpucë uji dhe syze ujë për të evituar kontaktin e ujit të pishinës me sytë.

Çfarë përfitoni nga Aquabike?

Është një sport që mund të ushtrohet nga të gjithë .

Ky sport përmirëson sistemin kardiovaskular, ndihmon djegien dhjamin, forcon trupin  dhe tonifikon muskujt abdominal (rreth barkut).

Një tjetër avantazh (jo më pak i rëndësishëm) veprimi kullues i ujit eliminon celulitin. Pra duke ushtruar këtë sport  mund ti themi  lamtumirë lëkurës “lëvozhgë portokalli”. Dhe për ata që kanë probleme me rëndesën e  këmbëve, acquabike është një sport i shkëlqyer për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.

Është veçanërisht një sport i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga mbipesha, nga çrregullime të artikulacioneve, se dhe rekomandohet për gratë shtatzëna.

Është një sport shumë i bukur dhe ne shpresojmë ta kemi së shpejti edhe në Shqipëri.

Përshtatur nga marieclaire.fr

redaksia online

zeripopullit.al

Share this post