Jozefinë, koha jote perëndoi tani nuk ke më kë të kapësh për ZHELESH!

Jozefinë, koha jote perëndoi tani nuk ke më kë të kapësh për ZHELESH!

Kur mori drejtimin e PD, Lulzim Basha, një mikja ime me bindje të djathta, grua shumë e suksesshme në biznesin e saj,  më tha qe ai do ta shkatërronte PD sepse ishte një njeri që nuk mendonte me kokën e tij por me kokën e gruas e njerëzve të saj. Në fakt në fillim nuk është se mu duk ndonjë gjë për tu shqetësuar sepse mu kujtua ajo shprehja e famshme që “pas një burri të suksesshëm qëndron gjithmonë një grua e fortë “, por në fakt ajo nxitoi të më thonte krejt të kundërt me argumentin që Luli pothuajse ishte peng i bizneseve që ata (familja e gruas) donin të çonin përpara dhe klientët që ata donin te favorizonin, dhe ‘ajo” gruaja e tij nuk ishte ndonjë gjë e mençur përkundrazi.

Tani, pothuajse 4 vite pasi Luli u zgjodh në krye të PD-së në bazë të parimit :  një anëtar, një votë , Jozefina Topalli del në një program televiziv dhe pohon me zë e me figurë që Lulzim Basha na qenka peng i klientelizmit dhe listën e PD për zgjedhjet parlamentare 2017 na e paska bërë sipas deshirës dhe interesave të tij personale, dhe mbi të gjitha pa pyetur “Lartmadhërinë” e tij Berishën.

1)Pyetja e parë që më erdhi në mend ( besoj jo vetëm mua) ishte përse Jozi priti 4 vjet për ta thënë këtë gjë ? 2)A do e ishte shprehur ajo kështu nëse do ishte në listat e PD ? 3)Dhe a lahen mëkatet e saj ndaj popullit Shqiptar  duke bërë në këtë moment opozitë me Lulzim Bashën?

Sipas këndvështrimit tim:

1) Zonja Topalli priti 4 vjet për të dalë me zë e me figurë kundër Bashës sepse shpresonte deri në momentet e fundit që ajo do ishte përsëri në listat fituese të PD-së.

2) Nëse ajo do ishte pjesë e listave të PD-se është e sigurt që do dilte në TV e do te thoshte copy paste ato qe i thoshte Berisha ne zyre dhe Basha nëpër sheshet bosh ku shkon dhe bën fushatë.

3)Mëkatet e saj ndaj popullit Shqiptar ( edhe pse mbrëmë u shpreh se nuk kish qenë kurrë pjesë e ekzekutivit dhe sipas saj kjo ia hiqte përgjegjësinë e dështimeve) nuk ka lumë që i lan, jo ti kundërvihet Lul Bashës por edhe vetë Berishës, ajo prap ngelet XHOZI arrogante dhe po aq interesaxhie sa edhe Basha.

Ajo gënjen kur thotë që nuk kam më ambicie, përkundrazi  ajo vdes t’ia varin njerëzit dhe të ushtrojë arrogancën e saj mbi to. Jozefina, po të ishte vërtetë grua e mençur kritikat ndaj Bashës duhet ti kishte thënë që në fillim të zgjedhjes së tij ne krye te PD-se ose mimimalisht gjatë këtyre 4 viteve, sepse kështu do kish patur një mundësi që të shpëtonte partinë e saj nga Luli dhe nga Lulezimatorët, Gridatorët, Salianjatorët etj etj. që kanë mbirë brenda saj.

Tani është tepër vonë per ty Jozefinë dhe nderi me i madh që iu bën shiptarëve dhe partisë tënde në zhdukje është të mbyllësh gojën, sepse kur ti del e shan Lulin në TV dhe vazhdon e mbron mentorin tënd Berishë nuk ka gjë më të pështire për shiptarët.

Tani nuk ke më kë te kapësh për “ZHELESH” koha jote perëndoi një herë e mirë.(skandal.al)

Share this post