Ku shtrihej Epiri?

Ku shtrihej Epiri?

 

I nderuar lexues! Epiri ka qenë krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, dhe nga malet e Pindit në lindje, deri në brigjet e detit Jon në perëndim.

Emërtimi Epir për këtë krahinë (në greqisht do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur fillimisht nga autorët grekë si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore.

Nga fundi i shek.VI p.e.s. ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. mori edhe kuptim të përcaktuar politik. Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorët ishin tesprotët, kaonët dhe molosët.

Share this post