Si të ushqeheni tani për një nxirje të përsosur në plazh

Si të ushqeheni tani për një nxirje të përsosur në plazh

 

Të gjithë duam që në verë të nxihemi sa më shpejtë, por në mënyrë të shëndetshme, pa vënë në rrezik shëndetin e lëkurës sonë.

Përveç zgjedhjes së kremërave të duhura diellore për t’u mbrojtur, lind nevoja edhe e tipit të preferuar të ushqimit, falë marrjes së vlerave ushqyese, vitaminave dhe mineraleve, për një nxirje sa më të lehtë.

Ushqimet që favorizojnë nxirjen
Sekreti i parë është të hani ushqime me betakarroten, një pigment vegjetal që favorizon prodhimin e melaninës, përgjegjëses për ngjyrën e errët të lëkurës.

Pra, mos harroni në frigorifer karrotat, radhiqet, specat e domatet. Ndërsa fruta janë ato të stinës, kajsitë, pjepri, qershitë e pjeshkët. Për të mos u nënvlerësuar edhe perimet si çikorja, selinoja etj.

Kremi diellor i përshtatshëm për ty
Përveç ushqyerjes së shëndetshme para se të dilni në diell sigurohuni që keni zgjedhur kremin mbrojtës të duhur për lëkurën tuaj.

Për shembull, nëse lëkura juaj është e yndyrshme, shihni për xhelin apo kremin që thahet. Pra, produkte që nuk lënë vajisen në fytyrë.

Nëse lëkura juaj është e thatë fokusohuni tek qumështi i zakonshëm solar apo lëngje që hidratojnë lëkurën, e mbajnë të butë dhe e bëjnë më të shndritshme.

Nëse nuk e duroni dot ndjesinë e të pasurit krem në fytyrë apo bezdinë e rërës që ju ngjitet, provoni formën spray.

Share this post