Sulmi ndaj Çilit/ Basha: Ja çfarë i bëri Romeo Gurakuqit

Sulmi ndaj Çilit/ Basha: Ja çfarë i bëri Romeo Gurakuqit
Lidhur me zërat se në listat e PD-së ishin vendosur shumë pedagogë të UET-së, kreu demokrat Lulzim Basha, ka një argument në këtë drejtim. Në “Top Story”, Basha ka refuzuar t’i konsideronte këta kandidatë si njerëz të Henri Çilit, veçanërisht kryesuesin e listës në Shkodër, Romeo Gurakuqin. Madje ai i mëshoi faktit se Çili e kishte hequr Gurakuqin nga drejtimi i Doktoraturave, vetëm se nuk pranoi të bënte shkrime kundër PD-së.

“Nuk ka pedagogë të Herni Çilit. Romeo Gurakuqi nuk është njeri i Henri Çilit. E hoqi si dekan të Doktoraturave kur nuk pranoi të bënte shkrime kundër PD-së. Këta nuk janë njerëz të Henri Çilit”, u shpreh Basha.

Sa i përket përjashtimit të disa figurave qendrore të PD-së nga listat për zgjedhjet e 25 qershorit, Basha tha: “Janë dy vendime të ndara. Njëri është për personat që kanë shërbyer dhe i kam falenderuar, por askush nuk është i përjetshëm. Tjetri për të rinjtë që duhet të promovohen. Synimi nuk ka qenë tabularasa, pra të spastrojmë nga PD një gjenerat. Por një ndërthurje e personave me kontribut, të angazhuar dhe me vlera. Një ekip që do të garantojë fitoren më 25 qershor. PD ia ka arritur të bëjë ndryshimin që i premtova qytetarëve”.

 

 

Share this post