ish kreu i Postës Shqiptare kallëzon ministren Ekonomi për “shpërdorim detyre”

ish kreu i Postës Shqiptare kallëzon ministren Ekonomi për “shpërdorim detyre”

Majlind Lazimi  u shkarkua para pak ditësh si kreu i Postës Shqiptare për shkak të pjesëmarrjes në fushatë zgjedhore. Ndërsa sot ai ka reaguar nda këtij shkarkimi. Në një prononcim për mediat, ai tha se ende sot e kësaj dite nuk ka një motivacion për shkarkimin e tij dhe bëri përgjegjëse ministren Ikonomi. Ai deklaroi se ka kallëzuar ministren e Ekonomisë, Milva Ikonomin për “shpërdorim detyre”, por se çështjen nuk do ta lërë me kaq.

Sot kam bërë një denoncim në adresë të ministres Ekonomi si pasojë e një urdhri të saj të marrë në shkelje të ligjit. Unë thashë se do ta ndjek në rrugë ligjore këtë urdhër të paligjshëm. Nëse do kishte diçka ligjore do ishte vlefshme të bëhej publik edhe për qytetarët. Të jepej arsyeja. S’ka motivacion shkarkimi im, s’ka të bëjë as me përfshirjen në fushatë elektorale. Kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund. Do ta depozitoj në Gjykatën Administrative, për ta shpallur urdhrin të pavlefshëm”,- sqaroi Lazimi.

 

Share this post