Rama : Po të matemi për punët e bëra në Tropojë, unë me Saliun jemi si Reali me Kukësin

Rama : Po të matemi për punët e bëra në Tropojë, unë me Saliun jemi si Reali me Kukësin

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të martë në Tropojë, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që më 25 qershor të votojnë për interesin e tyre.

Në fjalën e tij, kryeministri nuk i ka kursyer ironitë për kontributin që kanë dhënë qeveritë ndër vite për këtë zonë. “Po të matemi për punët për Tropojën, unë me Saliun jemi si Reali me Kukësin”, ka thënë Rama.

Megjithatë, për Ramën, “ata nuk janë armiq”. “Lulin nuk e shpëtoi Saliu, por unë”, është shprehur më tej Rama, i cili më pas ka përsëritur apelin për 71 mandatet në zgjedhje.

“Edhe po nuk i votuat Lulin dhe Saliun kësaj radhe nuk ndodh gjë. Punën jua bëjmë ne, ju duhet të zgjidhni kalin më të fortë dhe karrocën më të mirë e jo të shkoni pas mushkave. Votoni për të na dhënë një fuqi më të mëdha që autoriteti dhe dinjiteti juaj të garantohet njëherë e përgjithmonë”, ka apeluar Rama.

Më tej ai ka prekur edhe reformën në drejtësi, e cila sipas tij do të clirojë drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

“Gjykatësit që ua kanë nxirë jetën qytetarëve do të shkojnë në burg. Nuk ka kthim prapa”, ka shtuar Rama.

 
 
 

 

Share this post